Lajme

Lirimi i Pantiqit në arrest shtëpiak, Jashari: Politikanët po ngatërrojnë përgjegjësit e prokurorit dhe gjykatës e po dalin qesharak me deklaratat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 28 December 2022

Avokati Arbër Jashari, ka reaguar pas lirimit të polici serb Dejan Pantiqit në arrest shtëpiak, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rastet gjyqësore rëndom shpërfaqin mungesë të dijeve bazike tek politikanët ku ata si rrjedhojë ngatërrojnë përgjegjësit e prokurorit dhe të gjykatës dhe dalin qesharak me deklaratat e tyre.

“Rastet gjyqësore rëndom shpërfaqin mungesë te dijeve bazike, të politikanëve në lëmine juridike. Si rrjedhojë ata shpesh ngatërrojnë përgjegjësitë prokurori – gjykata  dhe dalin qesharak me deklaratat e tyre. Kur një prokuror bënë kërkese për zëvendësimin e një mase për sigurimin e të pandehurit në procedurë, me një masë me të lehtë, gjykata nuk ka kurrfarë mundësie të veproj ndryshe përveç se ta aprovoj kërkesën e prokurorit. Në asnjë rast, gjykata nuk mundet me vendos më shumë (më rëndë) se sa kërkon prokuroria. Ky është parim në drejtësinë penale”, ka shkruar Jashari./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera