Sport

Liridon Krasniqi mund të paraqitet te kjo kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 19 December 2018

Liridon Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së famshme Kedah të Malajzisë.

Ai është në listën e Federatës së Futbollit të Malajzisë si kandidat potencial për të veshur fanellën e këtij vendi.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Federatës së Malajzisë, Datuk Yosoff Mahadi.

-Advertisement-

“Kemi një listë të lojtarëve të huaj që po i vëzhgojmë. Liridon Krasniqi është në listën tonë. Lista përbëhet nga lojtarë të huaj që kanë trashëgimi malajziane ose kanë luajtur në vend për katër apo më shumë vjet”.

“Krasniqi është i etur për të përfaqësuar Malajzinë. Nëse Krasniqi luan edhe një sezon në ‘M-League’, atëherë ai mund të jetë i kualifikuar”, ka thënë Yusoof për “nst”.com.my”.

Ndryshe, Liridoni ka të drejt të luajë për shtetin aziatik pasi që nga pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit – UEFA dhe FIFA, asnjëherë nuk ka veshur fanellën e përfaqësueses sonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera