Lajme

“Liria ka emër” fton qytetarët në marshin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 23 March 2023

Platforma “Liria ka emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin për drejtësi në solidarizim dhe mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Marshi do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në një videomesazh me pamje nga periudha e luftës në Kosovë, ftohen qytetarët të marshojnë për drejtësi, për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

-Advertisement-

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës, për historinë që nuk mund të rishkruhet. Më 2 prill, nga ora 14, nga Sheshi “Zahir Pajaziti” të marshojmë së bashku drejt Sheshit “Zahir Pajaziti”, thuhet në vide.

Deri tani këtë marsh për drejtësi e kanë mbështetur Partia Demokratike e Kosovës, organizatat studentore, KMDLNJ dhe shumë personalitete të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera