Lajme

“Liria është feja jonë”, mesazhi me pamje rrëqethëse i përgatitur nga Ukraina

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 12 August 2022

Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video përmbledhëse të disa prej ngjarjeve kryesore të pushtimit të pajustifikuar.

Në fakt, videoja nis me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili thotë se ka aprovuar nisjen e një operacion special ushtarak.

Më pas ajo shfaq pamjet se si forcat ruse sulmojnë spitale, ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera civile.

-Advertisement-

“Liria është religjioni ynë” tregon se si me heroizëm ushtria ukrainase i kundërvihet forcave pushtuese duke bombarduar objektivat ushtarake ruse.

Theksojmë se shërbimet e ndryshme inteligjente kanë zbuluar se Rusia nuk ka arritur objektivat e tyre dhe çdo ditë e më tepër po dështojnë të pushtojnë shtetin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera