Sport

Lionel Messi realizon gol të jashtëzakonshëm dhe i’a dedikon Maradonës

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 29 November 2020

Barcelona është duke e mposhtur Osasunan me rezultat 4-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 10-të në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e katërt për ‘blaugranët’ e ka realizuar sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, i cili pasi dribloi dy futbollistë goditi fuqishëm topin nga rreth 20 metra për ta tundur portën kundërshtare.

Golin e shënuar Messi i’a ka kushtuar Diego Armando Maradonës, i cili nderoi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera