Sport

Lionel Messi hala beson që mund të fitoj Kupën e Amerikës me Argjentinën

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 16 September 2020

Lionel Messi është shprehur optimist se Argjentina do ta fitoj Kupën e Amerikës 2021, shkruan Gazeta inFokus.

Goal raporton që Messi beson që do të arrij të fitoj një titull më kombëtaren e tij, ani pse në nivel klubi ai ka arritur të fitoj çdo trofe të mundshëm dhe gjashtë herë topin e artë, 33 vjeçar ska pasur shumë sukses me kombëtaren argjentinase.

Sipas raportimit thuhet që Messi beson në trajnerin Lionel Scaloni, i cili mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2018.

-Advertisement-

Messi me Argjentinën nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe, ndërsa hera e fundit kur kjo kombëtare ka fituar Kupën e Amerikës ka qenë viti 1993, për të 14tën herë.

Lojtari më i mirë në botë beson që mund të udhëheq ekipin e tij kombëtar në Kupën e Amerikës e cila do të organizohet në dy shtete, Argjentinë dhe Kolumbi nga data 11 qershor deri me 12 korrik 2021./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera