Linçime të panumërta nga ana e deputetëve të VV-së, reagojnë nga KPK-ja
Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 08 April 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas linçimeve që iu janë bërë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në veçanti nga ata të VV-së,
KPK, me anë të një komunikate për media, ka thënë se gjuha e deputetëve, që sipas tyre kanë të kaluar penale, tejkalon të gjitha limitet e gjuhës institucionale, shkruan lajmi.net.
“Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë “grup dhe kokë kriminale””, thuhet në njoftim.
“Kjo gjuhë tejkalon të gjitha limitet e një gjuhë institucionale dhe shpërfaqë në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokurorial”, sqarohet më tutje.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”, përfundon njoftimi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka quajtur KPK-në si institucion të kapur.
Përgjatë seancës së djeshme, në anën tjetër, deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha, e ka cilësuar KPK-në si kokë krimi përbrenda sistemit prokurorial.
“Duhet me sulmu nga koka se koka është e kalbur. KPK është koka e krimit brenda sistemit prokurorial të Kosovës”, deklaroi ai në Kuvend. /Lajmi.net/
Të tjera
-
KFOR-i amerikan kryen patrullime në veri: Ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet e sigurt për të gjithë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka ushtarët amerikanë të tij...
-
Hyri ilegalisht nga Serbia, arrestohet në veri të Kosovës
Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk posedonte asnjë dokument iden...
-
Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë
Personi më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 116 vjeçare, ka njoftuar Guin...
-
“Politika e jashtme dështimi më i madh i qeverisë” – Enver Hoxhaj në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është i ftuar këtë javë në em...
-
Vuçiq takon Hillin, thotë se folën për sanksionet amerikan ndaj NIS-it dhe ndryshimet politike në SHBA e vende evropiane
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së n...
-
KQZ certifikon listën e votuesve: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Listës së Votue...
-
Presidentja Osmani kujton Tahir Zemajn: Do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar në 22-vjetorin e vdekjes së he...
-
Deputeti Shala viziton një ndërmarrës të sukseshëm në fshatin Arllat, i premton përkrahje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vizituar të shtunë...
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...