Limaj, i tensionuar në gjykatore (Video)
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 18 July 2017
I akuzuar për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre zyrtare lideri i NISMA për Kosovë Fatmir Limaj ka zhvilluar një debat me tone të larta me prokurorin dhe gjykatësin e EULEX-it. Pas një varg pyetjesh të prokurorit Hardaway Limaj ka shpërthyer në drejtim të trupit gjykues
“Duhet të respektosh ligjin jo të thuash çka do që don, ka rregulla për tu respektuar këtu. A mundeni me na parë njëjtë? Me na respektua të drejtat tona. Si të qetësohem, po bëni hajgare, po luani këtu. Duhet të respektohet ligji e jo të e lejoni (prokurorin Hardaëay) të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Limaj.
Ky tension erdhi si rezultat i pyetjeve të prokurorit Charles Hardaway për dëshmitarin Ali Aliu.
Prokurori Charles Hardaway gjatë seancës e ka ballafaquar dëshmitarin me disa komunikime në mes tij Arsim Lokshin dhe Beqir Dedan, ky i fundit ish- i akuzuar në rastin e njohur si MTPT 2, por që prokuroria kishte hequr dorë nga përndjekja penale e tij.I thirrur për të dëshmuar Aliu për gati pesë orë sa ka zgjatur gjykimi është përgjigjur me “Nuk e di” në pyetjet e prokurorit
Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre ndë rastin e njohur si MTPT
Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.
Të tjera
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...
-
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libanit
Parlamenti i Libanit votoi të enjten për të zgjedhur komandantin e ushtrisë, ...
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...