Lajme

Limaj: S’kemi bërë ndarje të posteve në PAN

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 06 June 2017

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj deklaroi se partia e tij nuk ka ndarë asnjë post me partnerët e koalicionit.

Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” u shpreh se përveç që Ramush Haradinaj është mandatar për formimin e Qeverisë, nuk ka asnjë marrëveshje për ndarjen e posteve.

“Brenda koalicionit me PDK-në dhe AAK-në nuk kemi ndarë poste përveç që Ramush Haradinaj është kandidat për të qenë kryeministër. As që kemi biseduar për ndarjen e posteve tjera dhe nuk do të ketë bisedime deri në përfundim të zgjedhjeve. Ajo që dihet tani për tani është që Ramush Haradinaj do të jetë mandatar për formimin e Qeverisë edhe pikë…” ka shtuar Limaj

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera