Limaj: Reçaku, një nga shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 15 January 2023
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shoqëruar nga bashkëpartiakë, ka bërë homazhe pranë Kompleksit memorial në Reçak.
Limaj tha Reçaku është një nga shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe për historinë e vendit duhet të flitet çdo ditë në mënyrë që ajo të mos ndryshohet nga kriminelët.
“Sikur Prekazi, Reçaku e vende tjera në Kosovë janë shenja, shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot më shumë se kurrë kombi shqiptar e populli i Kosovës ka nevojë zëshëm e fuqishëm dhe jo vetëm në përvjetor, por çdo ditë e çdo vend dhe kohë të tregojmë historinë tonë të lavdishme, mos të lejojmë përmbysjen e gjithë asaj që kemi ndërtuar.
Këta burra, gra e fëmijë të cilët janë këtu, janë dëshmia më e mirë për sakrificën që e ka bërë populli i Kosovës, janë dëshmia më e mirë se si ka qenë e vërteta, kush janë masakruesit e shkatërruesit, kush ka shkaktuar gjenocid mbi këtë vend, kjo është e vërteta faktike, materiale dhe askush dhe asgjë nuk mund ta përmbysë historinë e lavdishme, dhimbjen e sakrificën e këtij kombi drejt lirisë.
Por, mbi të gjitha ne si popull, si Kosovë, as Zoti e as Kombi e as gjeneratat që vijnë nuk do të na falin nëse sillemi të papërgjegjshëm dhe të lejojmë që para syve tanë kriminelet dhe ndihmësit e tyre të na ndryshojnë historinë. Të gjithë atyre që ju vjen turp me historinë dhe lirinë e tyre, ata as nuk kanë vend në institucionet publike e sa më pak hapësirë e mundësi me ju dhanë atyre njerëzve”, tha Limaj./kp
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...