Ekonomi

Limaj: Kosovarët janë popull punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 01 May 2018

Në ditën e punëtorëve- 1 majin, qytetarët i ka uruar edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj i ka quajtur kosovarët si “popull punëtorë”, gjersa ka uruar që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre. Gjersa ka shtuar se është obligim i institucioneve që atyre tu ofrojnë siguri në vendin e punës, shkruan Infokusi.

“Qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Është obligim yni si institucione që t’u krijojmë kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë”, ka shkruar Limaj në një postim në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Ai nuk ka hezituar ta lavdërojë punën e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skëndër Reqicën i cili vie nga radhët e partisë së Limajt. Limaj ka thënë se Reqica ka marrë një sërë veprimesh dhe masash konkrete të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave të punëtorëve.

“E përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat”, ka thënë më tej ai./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy