Lajme

Ligji për Ushtrinë e Kosovës tani në duart e deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 04 May 2017

Vendit tonë, i mbetet edhe një hap tutje që përfundimisht ta ketë ushtrinë e saj. Sipas informatave të RTK-së, ,komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, me shumicë votash, shqyrtoi projektligjin për FSK-në, dhe i rekomandoi Kuvendit miratimin e tij në parim.

Arsyetimin e rekomandimit e paraqiti kryetari i këtij komisioni parlamentar Daut Haradinaj.

Se kur Kosova do ta ketë ushtrinë e shtetit të vet, tani varet tërësisht nga vendimi I deputeteëve të Parlamentit të Kosovës. Sot u bë edhe një hap tutje që Kosova sa më shpejt ta ketë ushtrinë e saj. Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, gjatë mbledhjes së sotme shqyrtoi në parim projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqes këtë rekomandim.

-Advertisement-

1.Miratimin në parim të projektligjit në fjalë për Forcen e Sigurisë së Kosovës

2. Arsyetimin e rekomandimit e paraqiti deputeti Daut Haradinaj, kryetar  Komisionit.

E Në arsyetimin e komisionit parlamentar thuhet se :

Komisioni pas shqyrtimit në parim të projektligjit për Forcen e Sigurisë së Kosovës, vlerësoi se Projektligji I plotëson kushtet e parapara me nenin 54 të rregullorës së Kuvendit, për t’u proceduar për shqyrtim të parë në mbledhjen plenare, dhe i rekomandon Kuvendit miratimin e tij në parim.

Se kur vendi ynë do ta ketë ushtrinë e vet tani varët vetëm nga ligjvënësit. Ende nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës plenare dhe nëse ky projektligj do të jetë pikë e rendit të ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera