Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 10 October 2026
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kosova, si shtet sovran, ka të drejtë t’ua përcaktojë kompetencat Dhomave të Specializuara në Hagë.
Hasani, tha se sovraniteti shtetëror nuk mund të bartet në mënyrë të pakufizuar dhe të parevokueshme te një institucion tjetër.
“Dhomat e Specializuara e kanë të drejtën me pa, me folë, kurse ne, shteti i Kosovës, e kemi të drejtën tonë me ia përcaktu kompetencat, si shtet sovran”, ka deklaruar Hasani.
Ai ka argumentuar se një shtet e ruan të drejtën për të rishikuar kompetencat që ia ka dhënë një institucioni.
“Në çdo moment shteti ka të drejtë me ta revoku detyrën, se nuk bartet tërë sovraniteti në mënyrë të parevokueshme e pa fund”, ka thënë ai në Rubikon.
Hasani ka folur edhe për mandatin e Gjykatës Speciale, duke rikujtuar se, ndonëse në fillim ishte diskutuar për një mandat pesëvjeçar, ai dhe disa juristë kishin vlerësuar se mandati mund të zgjatej pa një kufi të përcaktuar kohor.
“Kur është folë për mandat pesëvjeçar të Gjykatës Speciale, unë e disa juristë e kemi ditë që nuk është vetëm pesë vjet, por për mandat pa kufij. Në logjikën dogmatike qysh po thonë këta, atëherë ajo gjykatë ka mandat bash krejt kush ka marrë armë në dorë, me u marrë me ta, këtu e 20 deri 30 vjet”, ka thënë Hasani.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...




































