Lajme

Ligji për Paga, Haradinaj: Qeveria po i hyn në hak secilit që i shërben shtetit

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 24 July 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosmiratimin e Ligjit për Paga, duke thënë se shkaku i kësaj, zjarrfikësit janë dëmtuar me 412,682 euro.

“Përpos mungesës së stafit, që vërehet më së shumti tani gjatë sezonit veror, nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave, ky sektor është dëmtuar mbi 400 mijë euro. Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngritej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Haradinaj shpërndau një statistikë të pagave të zjarrfikësve, duke treguar se sa do ishte shifra me miratimin e Ligjit për Paga.

-Advertisement-

“Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben për shtetin tonë, që rrezikon jetën çdo ditë, për të mbrojtur qytetarët”, u shpreh deputeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera