Lajme

Ligji i ri për trafikun, dënohet me 500 euro shoferi pasi i kaluar regjistrimi i kamionit

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 05 April 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka dënuar me 500 euro një vozitës të mjetit transportues pasi i kishte kaluar regjistrimi më tepër se 30 ditë.

Ligji i ri për trafikun ka hyrë në fuqi më 3 prill 2024, ndërkaq parasheh gjoba dhe masa të ashpra për shkelësit e rregullave.

“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë!

-Advertisement-

Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin e transportit të mallrave të paregjistruar më tepër se 30 ditë. I njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur me 500 euro si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera