Me ligjëratën para ekipeve të femrave mbyllet cikli i sivjetmë kundër kurdisjeve
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 09 March 2018
Pas një sërë ligjëratash të suksesshme dhe me interesim të madh, në vetëdijesimin dhe parandalimin e kurdisjeve të ndeshjeve, që u mbajtën javëve të kaluara nëpër 7 rajonet e Kosovës si dhe ligjëratës me mjaft interes para gjyqtarëve dhe kontrollorëve në Ulqin, sot në sallën e selisë së FFK-së është mbajtur ligjërata me ekipet e femrave dhe zyrtarëve të këtyre klubeve bashkë me vëzhgues, shkruan infokusi.
Para një numri të madh pjesëmarrësish, zyrtari për integritet i FFK-së, z. Ejup Osmani, ka folur përkushtimin e FFK-së dhe kujdesin që ka federata për gara të ndershme, frymë sportive, rivalitet sportiv dhe krejt kjo me një epilog si rezultat i asaj që tregohet në fushë ndërmjet dy ekipeve. Por, jo të gjithë tha tutje z. Osmani, e synojnë dhe dëshirojnë një gjë të tillë. Në këtë trend të zhvillimeve të mëdha gjithmonë do të gjinden individë apo grupe të interesit, që përmes manipulimeve që për përfitime personale dhe klanore duan të çrregullojnë mbarëvajtjen e garave.
Këta individë dhe grupe për të arritur qëllimin e tyre gjejnë bashkëpunim me klubin, lojtarët, gjyqtarët dhe bastoret për të arritur qëllimet e tyre mafioze. Prandaj kërkohet shumë kujdes, sepse ata kanë agjentët e tyre nga të cilët informohen për gjendjen financiare të klubit, lojtarit dhe gjyqtarëve, në mënyrë që t’u ofrojnë atyre para për ta kurdisur një ndeshje. Duhet ta kemi të qartë se paratë e tyre vijnë kryesisht nga droga, prostitucioni dhe krimi i organizuar dhe dukuritë e tjera të pista, ndaj ne duhet që fuqishëm t’u themi jo këtyre dukurive dhe përpjekjeve dhe jo vetëm kaq, por edhe t’i paraqesim te organet e Federatës, hetuesisë e prokurorisë, për t’i parandaluar por edhe për ta marrë dënimin e duhur e të merituar. Prandaj, nevojitet syçeltësi dhe guxim që hapur dhe pa hezitim t’u themi stop. Trukimet bëhen te shtet e varfëra sidomos te ato aziatike.
Në botë njihen shumë raste që janë demaskuar dhe dënuar këta individë dhe grupe. Është e dënueshme edhe përpjekja për trukim dhe kjo gjë nuk vjetërsohet, kurdo që dalin në sheh dhe konfirmohet trukimi të gjithë ata i pret dënimi. Tutje në ligjëratën e tij z. Osmani ka thënë se FFK-ja tashmë ka një organ si zyrtarin për integritet, i cili ka bashkëpunëtorët e vet nëpër rajone dhe në bashkëpunim me UEFA-n, mbikëqyrë rrjedhën e të gjitha garave në të gjitha rangjet dhe çdo dukuri të tillë mund të paraqitet përmes telefonit pa pagesë dhe çdo thirrje mbetet konfendicionale. Me ligjëratën e sotme përmbyllet cikli i sivjetmë i ligjëratave kundër kurdisjeve.
Të tjera
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...