Sport

Liga e Kombeve/ Sonte u kompletuan 5 grupe, kjo është renditja

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 26 September 2022

Liga e Kombeve vazhdoi edhe këtë të diel me ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve.

Grupi 1 dhe 4 në Ligën A u kompletua pas ndeshjeve të zhvilluara sonte, shkruan Gazeta Express.

Kroacia fitoi si mysafire e Austrisë dhe siguroi kalimin për në “Play-Off” si lidere e Grupit 1.

-Advertisement-

Tutje kaloi edhe Holanda nga Grupi 4, e cila fitoi si vendase ndaj Belgjikës.

Në Ligën B nga këto dy grupe kanë rënë Austria dhe Uellsi.

 

Grupi 1 dhe 3 u kompletua edhe në Ligën C. Pavarësisht humbjes, Turqia siguroi ngjitjen në Ligën B nga Grupi 1 – ashtu si edhe Kazakistani nga Grupi 3 i kësaj lige.

Skuadrat e fundit në dy grupet e Ligës C nuk bien direkt në Ligën D, do të luajnë në “Play-Out”.

Grupi 1 u kompletua edhe në Grupin 1 të Ligës D. Letonisë i mjaftoi barazimi me Andorrën për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën C nga sezoni i ardhshëm.

Rezultatet nga ndeshjet e zhvilluar këtë të diel:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera