Sport

Liga e Kampionëve, ja si mund të kualifikohen Liverpool, PSG dhe Napoli

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 10 December 2018

Liverpool, PSG dhe Napoli luajnë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve. Por, çfarë u nevojitet secilës skuadër për të kaluar tutje?

Dy humbjet radhazi të Liverpool kanë bërë “lëmsh” situatën në grupin C të Ligës së Kampionëve.

Tri skuadra diferencohen me njëra tjetrën me vetëm tre pikë, gjë që tregon se gjithçka është e hapur në xhiron e fundit.

-Advertisement-

Napoli me 9 pikë, PSG me 9 pikë dhe Liverpool me 6 është renditja aktuale në grupin C.

PSG do të takohet me Crvena Zvezdën në xhiron e ardhshme, kurse Napoli do të udhëtoj në Liverpool, shkruan “Goal”.

PSG – Me një fitore eventuale në Beograd, parisienët do të kalonin tutje 100%. Nëse ata barazojnë, do të duhej që Napoli të mos humbte me më shumë se 3 gola ndaj Liverpool.

Liverpool – Rruga e vetme për kualifikimin e “The Reds” është fitorja kundër Napoli.

Napoli – Skuadra nga Serie A do të kualifikohej me çdo rezultat tjetër përveç humbjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera