Lideri i Wagner-it pranon se po përballen me rezistencë në Bahmut
Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 11 February 2023
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha se forcat ruse duhet të marrin kontrollin e qytetit strategjik ukrainas të Bahmutit, në mënyrë që të vazhdojnë fushatën e tyre ushtarake, por ata përballen me rezistencë të fuqishme nga mbrojtësit ukrainas.
Yevgeny Prigozhin, gjatë një interviste, tha se Rusia ka vendosur qëllime të qarta në fushatën e saj ushtarake: me vendosmëri të vendoste praninë e saj në Ukrainën lindore ose të shtyjë përpara pushtimin e më shumë territoreve të shtetit.
Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tetë vjet pasi aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mori nën kontroll pjesë të mëdha në lindje të Ukrainës, dhe duke i njohur si “republika popullore” dy rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut.
Prigozhin, themelues i Wagner-it, ka marrë vëmendjen e publikut, teksa vazhdon pushtimi i Ukrainës. Ai gjatë kësaj kohe po ashtu ka kritikuar udhëheqjen ushtarake ruse dhe disa zyrtarë.
Mercenarët e Wagner-it kanë luajtur rol të madh, veçmas në muajt e fundit në marrjen e kontrollit të Soledarit, që gjendet në periferi të Bahmutit.
Luftimet e ashpra në Bahmut po vazhdojnë për muaj të tërë.
“Bahmuti duhet të merret në mënyrë që trupat tanë të mund të operojnë më rehat”, tha Prigozhin. “Ushtria ukrainase po dërgon atje shumë e më shumë njësi”.
“Është ende herët të thuhet se jemi afër që ta marrin. Trupat ukrainase janë të trajnuara mirë… dhe si çdo qytet i madh është i pamundur të merret menjëherë. Ne e kemi menaxhuar situatën shumë mirë. Fillimisht, ne qetësisht duhet të marrim Atijomovskin, dhe më pas mund të themi me zë se e kemi marrë nën kontroll”, tha Prigozhin duke iu referuar Bahmutit, duke përdorur emrin e epokës sovjetike për këtë qytet./REL
Të tjera
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...
-
Sot Dita e Evropës, festë zyrtare në Kosovë
Sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo vit...
-
Moti sot me vranësira e shi
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shk...
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...