Liderët e Azisë të shqetësuar: Kim Jong-un dëshiron t’i japë fund botës

Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 30 April 2017
Krerët e Azisë Jug-Lindore shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me tensionet në Gadishullin Korean, ndërsa i bënë thirrje Phenianit të heqë dorë nga akte që kërcënojnë paqen në rajon.
Provat bërthamore të Koresë së Veriut dhe mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore ishin në qendër të diskutimeve të udhëheqësve të 10 vendeve anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), që morën pjesë në një samit të përvitshëm në kryeqytetin e Filipineve, Manila.
Presidenti filipinas Rodrigo Duterte, i cili drejtoi samitin njëditor, deklaroi se liderët e rajonit ishin thellësisht të shqetësuar lidhur me mundësinë e shpërthimit të një konflikti të armatosur në Gadishullin Korean, duke u shprehur se “rajoni do provonte vuajtje të paimagjinueshme”.
“Ky njeri, (Kim Jong-un), thjesht dëshiron t’i japë fund botës dhe kjo është arsyeja përse është aq i lumtur”, deklaroi lideri 72-vjeçar i Filipineve.
“ASEAN duhet të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar në thirrjen drejtuar Koresë së Veriut për t’u dhënë fund të gjitha akteve provokuese dhe të rikthehet në rrugën e dialogut”, deklaroi kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.
Disa orë para hapjes së samitit, Koreja e Veriut tentoi të lëshonte një raketë balistike nga një zonë në veri të Phenianin, por që shpërtheu në ajër pak çaste pas lëshimit.
Duterte u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendet e tjera të përfshira në tensione të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo hap që mund të shkaktojë një katastrofë.
Duterte tha gjithashtu se gjatë një bisede të mëvonshme telefonike do t’i kërkonte presidentit amerikan Donald Trump “të mos bjerë pre e provokimeve të liderit koreanoverior, Kim Jong Un”.

Të tjera
-
Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje
Është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Policia ka b...
-
Gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike për Dardan Krivaqën, reagon ashpër familja e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të dyshuarit kryesor për vrasjen e...
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”
Proces i gjatë gjyqësor pritet nga e hëna në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Ç...
-
Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hag...
-
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin ...
-
Kontributi i grave shqiptare për vendin vlerësohet shumë i rëndësishëm
Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazamen...
-
Gagica (AAK): Edhe sa jetë duhet humbur që Qeveria ta marrë seriozisht autostradën e Gjilanit?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, Nazim Gagica, ...
-
Rast i rrallë: Foshnja që lindi në javën e 26’të, pas trajtimit në Neonatologji lëshohet në gjendje të mirë shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një rast të rrallë në Klinikën e Neo...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 14 vjeçares nga Peja, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve si pasojë e zjarrit një pjesë të shtëpisë
Sot varroset 14 vjeçarja nga Vitomirica e Pejës, Edoneta Mehmetaj e cila nuk ...
-
Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë
Tre persona kanë përfunduar në pranga pas mesnate në rrugën “Riza Goga” në Fe...
-
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka fi...
-
Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji
Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, ...