Sport

Lichtsteiner: Augsburgu, sfida e duhur për mua

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 20 August 2019

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është i gëzuar me transferimin e tij në FC Augsburg.

35-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin gjerman, pasi i skadoi kontrata me “Topçinjtë”.

Për zviceranin kjo është sfida e duhur, i cili shpenzoi një vit në Angli, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“FC Augsburg është një klub që me ka pëlqyer për disa vite. Kjo është sfida e duhur pas largimit nga Anglia. E ndjej se do të bëj më të mirën. E dua edhe atmosferën në Bundesligë”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera