Lajme

Liberalizimi i vizave,Tahiri: Kërkuam përkrahjen e Holandës

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 28 May 2018

Koordinatori Kombëtar për Reformë Shtetërore, Besnik Tahiri, është takuar me deputetë të Parlamentit holandez, me të cilët ka diskutuar për integrimin e Kosovës dhe përmbushjen e kushteve të procesit të liberalizimit të vizave.

Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se para deputetëve holandezë adresuan nevojën dhe planin reformues të vendit që të shkojmë drejt këtyre qëllimeve.

Ja postimi i plotë i Tahirit:

-Advertisement-

Sot, së bashku me kolegë nga ZKM-ja takuam dy deputetë Holandez, Z. Anne Mulder, që përfaqësonte partinë e kryeministrit të Holandës dhe Znj. Rensle Leijten, nga Opozita e që përfaqësonte Partinë Socialiste, me të cilët patëm një bisedë shumë të mirë.

Duke qenë se përfaqësojnë partitë që janë edhe në qeveri e dhe në opozitë morëm përshtypje dhe pikëpamje të gjera për Kosovën dhe integrimin e saj evropian dhe euroatlantik të cilin e mbështesin, pa marrë parasysh që janë dy parti të ndryshme.

Gjithashtu, si zakonisht me bashkëbisedues Holandez, ishte një bisedë shumë e hapur dhe e drejtpërdrejtë, prandaj edhe adresuam nevojën dhe planin tonë reformues që të shkojmë drejt këtyre qëllimeve.

Para deputetëve patëm rastin të ndajmë edhe përmbushjen e kushteve të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe kërkuam ndihmën e tyre për mbështetjen e Holandës që ky proces të përmbyllet shpejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera