Liberalizimi i vizave për kosovarët: “Sot përmbyllet procesi i gjatë”
Autori: Samire Jaha 14:28 | 13 October 2022
Çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një proces i zvarritur padrejtësisht, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu po e konsideron profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, i cili në një prononcim për Gazetën Infokus është shprehur pozitiv në lidhje me vendimin që mund të merret për liberalizimin e vizave.
Ai tha se sot fillon përmbyllja e procesit për liberalizimin e vizave e ku kjo procedurë mund të marrë edhe disa muaj deri në përfundim.
“Besoj se sot fillon përmbyllja e procesit për liberalizimin e vizave, procedura e të cilit mund të marrë edhe disa muaj, varësisht nga vullneti politik në BE. Ky ishte një proces i zvarritur padrejtësisht, prandaj presidenca çeke e ka arsyetuar me kredibilitetin e unionit. Nëse do të ketë vullnet politik vendimi mund të përshpejtohet, sepse Parlamenti dhe Komisioni ka vite që e kanë konfirmuar mbështetjen”, ka deklaruar Fetoshi për Infokus.
Po ashtu ai shtoi se hezitimet e disa shteteve kanë lënë që të nënkuptohet se çështja po përdorej për presion në kuadër të dialogut me Serbinë.
LEXO EDHE: Festë e shampanja të hapura: Sa herë iu liberalizuan vizat Kosovës deri më sot?
“Zhvillimet intensive në dialog dhe rënia e kredibilitetit të BE-së në rajon. Hezitimet e disa shteteve anëtare kanë lënë të nënkuptohet se çështja po përdorej për presion në kuadër të dialogut me Serbinë, edhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë e tregoi qartësisht këtë. Prandaj, mendoj se tani lëvizet drejt vendimit në mënyrë që BE-ja të rikthejë besueshmërinë në këtë fazë të intensifikimit të përpjekjeve për përmbylljen e dialogut”, shtoi Fetoshi për Infokus.
Ndërkaq sipas tij procedurat për liberalizimin e vizave kërkon që në vazhdim të ndodh trialogu mes Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit.
“Sot fillon përmbyllja. Procedura kërkon që në vazhdim të ndodhë trialogu mes Parlamentit, Komisionit e Këshillit, pastaj të ndryshohet rregullorja për lëvizjen e lirë, të miratohet në Parlament dhe të shpallet në gazetën zyrtare. Njëzet ditë pas shpalljes në gazeten zyrtarë, qytetarët e Kosovës do të mund të fillojnë udhëtimin pa viza në zonën Schengen”, potencoi Fetoshi për Infokus.
LEXO EDHE: Liberalizimi i vizave: A do të jetë sot dita historike për Kosovën?
Ndërkaq, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar që nga viti 2012 e që ende nuk është finalizuar.
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon të cilët nuk kanë të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Schengen. Kjo pasi vendit me 1.8 milionë banorë ende nuk i janë liberalizuar vizat edhe pse ndonëse qysh prej pesë vjetësh Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...