Liberalizimi i vizave: A do të jetë sot dita historike për Kosovën?

Autori: Samire Jaha
10:32 | 13 October 2022
Liberalizimi i vizave për Kosovën sot është në rend dite për diskutim në takimin e Grupit Punues të Këshillit Evropian në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.
Ish anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci për Gazetën Infokus është shprehur skeptik që 13 tetori mund të jetë Datë historike për Kosovën sa i përket lëvisjes së lirë e liberalizimit të vizave.
Ai tha se arsyeja pse është skeptik është se ky proces tashmë është stërgjatë mjaft shumë edhe pse Komisioni Evropian e ka konfirmuar disa herë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
“Po duket që ka një frymë mbështetëse në mesin e këtyre shteteve që e kanë kundërshtuar deri më tani këtë proces edhe pse unë jam skeptik duke pasur parasysh që u stërgjatë ky proces deri tani shumë edhe kundër asaj që ne i kishim plotësuar të gjitha kriteret e listuara nga Komisioni Evropian Komisioni Evropian edhe një herë e konfirmoi dje që Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave duket që është ndërmarrje politike edhe unë e kam thënë në të kalumen e hapur që dialogu i Brukselit tash është i ndërlidhur edhe me këtë proces fatkeqësisht e kanë ndërlidhur edhe me procesin e vizave”, deklaroi Raci për Infokus.
Ndërsa si një ndër faktorët kryesor që sot me 13 tetor diskutimi për liberalizimin e vizave është në rend dite, Raci e konsideron presionin ndërkombëtar, pasi që jemi të vetmit që jemi ende të izoluar.
“Presioni ndërkombëtar që u është bërë ndaj shteteve që e kundërshtonin liberalizimin e vizave dhe presioni mediale dhe i shoqërisë civile por edhe i nevojave që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sepse jemi të vetmit që kemi mbetur ende të izoluar në këtë proces por nëse ndodh vendimmarrja pozitive duket që është edhe një tendencë për të mbështetur Kosovën edhe në kuadër të dialogut të Brukselit, sepse nëse neve nuk na i heqin vizat, atëherë sinqerisht unë mendoj që a ja vlen të negociohet me Serbinë ende”, ka potencuar Raci për Infokus.
I pyetur se a do të pengohet edhe sot procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën në këtë takim, Raci tha se ka mundësi të madhe që kjo gjë të ndodhë. Kjo pasi që sipas tij, Serbia do të përdorë mekanizma të ndryshëm për me e pengu Kosovës ashtu edhe siç do të bëjë gjithmonë.
“Po ka mundësi që Serbia ka me përdorë mekanizma të ndryshëm që me e pengu Kosovën ajo gjithmonë ka me e pengu Kosovës, unë mendoj që Serbia ka me tentu për me qasë meqenëse shtetet kryesore të Bashkimit Evropian sidomos Franca në këtë rast e ka pa që seriozisht që qytetarët e Kosovës janë të izoluar dhe se është e nevojshme një mbështetje tashmë e BE-së pas konsultimeve me Evropianen e Kosovës atëherë kjo mund të ndodhë por nëse nuk do të ndodhë fatkeqësisht nuk di se si mundet Kosova të vazhdojë të kontribuojë në dialogun e Brukselit, neve na duhet qartësi nga ana e Bashkimit Evropian se a jemi në horizont të integrimit me Bashkimin Evropian se nëse nuk jemi atëherë pse ne duhet të jemi të vetmit që kontribuojmë për paqe me Bashkimin Evropian përderisa tjerët edhe kundër luftërave që i kanë iniciua në këtë rast Serbia ajo e gëzon lirin e lëvizjes, ajo është kandidate për anëtarësim në bashkimin Evropian ajo e ka hap kapitujt për anëtarësim ndërsa ne jemi ende të izoluar ne ende nuk mund të lëvizim me vizën shchengen. Unë thash jam skeptik por 50%-50% mendoj që mund të ketë diçka pozitive”, shtoi Raci për Infokus.
E skeptik për këtë çështje është shprehur edhe Agron Hoti, njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane.
Ai në një prononcim për Gazetën Infokus kishte thënë se meqë çështja e vizave për Kosovës është ende në nivel të Grupeve Punuese, atëherë kjo është joreale që vizat të hiqen këtë vit.
“Meqë çështja e vizave për Kosovën është ende në nivel të Grupe Punuese, atëherë është joreale që vizat mund të hiqen këtë vit, aq më tepër kur vetë ambasadori aktual gjerman ka thënë se “vizat do të mund të hiqen në fillim të vitit tjetër”. Ndërkohë që, për mendimin tim, pa pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi, çështja e vizave mund të stërgjatët sërish ashtu sikurse që ka ndodhur deri me sot”, kishte thënë Hoti për Infokus.
LEXO EDHE: A do të jetë 13 tetori dita e liberalizimit të vizave për Kosovën?
Një diskutim për liberalizimin e vizave për Kosovës e kishte bërë të ditur edhe Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, gjatë një vizite në Kosovë ku kishte thënë se ai pret që gjatë mandatit gjashtëmujor të Presidencës çeke të Bashkimit Evropian, do të finalizohet procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Sipas raportimeve diskutimi për liberalizimin e vizave në këtë takim do të fillojë rreth orës 14:00-14:30, e ku ky takim do të jetë i mbyllur.
Ndryshe, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012, ndonëse ende nuk është finalizuar.
Kosova është i vetmi vend në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, ndonëse qysh prej pesë vjetësh Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Vdes zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi
Ka ndërruar jetë zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi. Kjo u bë e...
-
Javën e kaluar, Policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 1 mijë gjoba
Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptu...
-
Muharremi i drejtohet Albin Kurtit me letër publike: Kërkojmë veprim urgjent për ndaljen e shtrenjtimit të energjisë elektrike
Shenoll Muharremi, njëri nga iniciatorët e nismës qytetare “Asnjë cent më shu...
-
Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?
Gazeta Express e ka siguruar një letër që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...
-
Dogana e Kosovës konfiskon 28 mijë cigare në Aeroport
Dogana e Kosovës njoftoi të hënën se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, gjatë ...
-
Asnjë cent më shumë: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës
Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë ...
-
Deliu-Kodra thotë se PDK ka marrë ftesë nga Konjufca për një takim
Deputetja e PDK-së¸ Blerta Deliu-Kodra, ka folur rreth mundësisë së formi...
-
Vrit* et 43 vjeçari shqiptar në Itali
Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje tragjike ndodhi në provincën e Pordenones, ...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për katër serbët që u arrestuan dje në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe ka kërkua...
-
Pretendimet e Zyrës së Petkoviqit: Prishtina po arreston pelegrinët serbë
Zyra e Petkoviqit, e cila shpesh akuzohet për përhapje propagande kundër Koso...
-
Veç dje, ndodhën 78 aksidente komunikacioni në rrugët e Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara kanë ndodhur...
-
I dehuri sulm* oi një person në Graçanicë, arrestohet
Një person në gjendje të dehur dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një tjetër ...