Auto&Tech

Lexus me koncept të ri në Tokio

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 06 October 2017

Kompania e njohur japoneze e veturave, Lexus, në panairin e veturave që do të mbahet në Tokio, Japoni, do të prezantojë një sërë modelesh të reja, ndër ta edhe modelin e ri LS në version Sedan.

Kjo nuk është e vetmja risi, sepse ky nën-brend luksoz i Toyotës me këtë rast do të prezantojë edhe konceptin e ri.

Nuk dihet se për çfarë koncepti po bëhet fjalë, por duket se nuk do të mund të kuptojmë së paku deri më 25 tetor.

-Advertisement-

Spekulohet se koncepti i ri mund të jetë një Crossover, apo një Sedan i ri i cili do të zëvendësonte ES ose GS, versioni kabrio i LC Coupe ose zëvendësimi për CT hibrid Hatchback.

Çka do që të jetë, do ta kuptojmë së shpejti.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy