Sport

Lewadowski tregon se ishte afër transferimit në ‘Old Trafford’

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 22 December 2020

Ylli i Bayern Munichit, Robert Lewandowski, ka bërë të ditur se ishte shumë afër kalimit në ‘Old Trafford’, shkruan Gazeta inFokus.

32 vjeçari ka thënë se ishte në bisedime me Alex Fergusonin në vitin 2012, sa ishte në ‘Signal Iduna Park’ me Borussia Dortmundit.

“Pas vitit tim të dytë te Dortmundi, kam biseduar me Sir Alex Ferguson”.

-Advertisement-

“Ai më dëshironte te Manchester United. Isha tejet i interesuar. Madje mund të them që isha i gatshëm. Por Dortmundi nuk më lëshonte. Nuk isha i mërzitur sepse gjërat te Dortmundi po ecnin shumë mirë. Në fund iu bashkova Bayernit, jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë sulmuesi polak për France Football.

Kujtojmë që Lewandowski u shpallë lojtari me i mirë i vitit 2020 nga FIFA javën e kaluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera