Sport

Lëvizja e jashtëzakonshme e Odegaardit bëhet virale, tifozët nuk mund ta kuptojnë se si e bëri

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 17 July 2022

Martin Odegaard ka marrë vëmendjen me një “moment magjie” në një seancë stërvitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku Arsenali po zhvillon një turne para-sezonal.

Në video shihet norvegjezi në një duel një kundër një, me njëri nga futbollistët e rinj të londinezëve, shkruan “Sportbible” – përcjell Gazeta Express.

Odegaard e kalon me lehtësi kundërshtarin e tij, me shumë mjeshtëri gjithashtu.

-Advertisement-

23-vjeçari rrotulloi topin me këmbën e tij të majtë, më pas ndaloi dhe e goditi me këmbën e djathtë.

Lëvizja e tij ishte jashtëzakonisht e qetë, që prodhoi edhe një kthesë të jashtëzakonshme.

“GoonerTalk” ka shpërndarë këtë video në “Twitter”, e cila është shikuar mbi 1 milionë herë dhe është bërë virale tashmë.

Reagimet e tifozëve të Arsenalit kanë qenë të shumta gjithashtu në “Twitter”, ku shumë prej tyre u shprehen se “nuk mund ta kuptojmë se si ai e bëri këtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera