Fun & Video

Letra e vjehrrës që po çmend të gjitha nuset e botës, lexojeni

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 11 September 2017

Përshëndetje e dashur.

E ke bezdi të të them e dashur? Pas të gjithave ti je gati për të hyrë në familjen tonë, do jesh pjesë e jona dhe do kesh të bësh shumë me mua.

Për këtë po të shkruaj një letër duke të shprehur të gjithë respektin, dashurinë dhe interesin dhe jam e gatshme të të gjendem pranë në çdo moment.

-Advertisement-

Nuk me ke kërkuar deri tani asnjë këshillë, mbase nuk ke nevojë por ka disa gjëra që dua të të them. Para se të rrotullisësh sytë dhe të injorosh fjalët që kam shkruar të lutem merri në konsideratë.

Jam unë ajo që e kam rritur burrin tënd dhe e njoh shumë mirë, jam ende e martuar me babanë e tij kështu që dua të dish se kam përvojë në këtë gjë.

Jam shumë e lumtur për ju të dy dhe jam e bindur se martesa do të jetë sukses i plotë. Unë nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse të lumturoj djalin dhe të sjell stabilitet në shtëpi për nipërit dhe mbesat që do të kem.

Ka disa parime themelore që dua të ti them dhe mos u çmend me to. Nuk është i bukur, nganjëherë djali im është manipulator por ai ra në dashuri me ty.

Ai dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ty. Të lutem mundohu ta bësh të lumtur e mos ta mërzitësh djalin. Burrat thjesht duan vëmendje dhe kujdes të veçantë dhe nëse arrin ti bësh mirë këto, do kesh një martesë të qetë.

Ai ka jetuar me mua, babain dhe motrën e tij prej shumë vitesh dhe mund të them që është paksa nevrik. Në raste të tilla ti vetëm ruaj qetësinë dhe injoroje. Ti do mendosh se unë po mendoj vetëm për të, por ja ti do jesh nusja me vello dhe të gjithë do e kenë vëmendjen tek ty.

Ti do jesh princesha e dasmës tënde. Ndërsa dhëndri nuk është dhe aq i rëndësishëm se si duket, çfarë ka veshur, si po ndihet dhe këto vetëm një nënë i ndjen e i shikon.
Martesa është bashkimi i dy njerëzve duke e kthyer në marrëdhënien më të shenjtë në Tokë. Dasma nga ana tjetër është festimi rreth formalizimit tuaj dhe shpalljes publike të dashurisë dhe angazhimit.

Dasma do jetë dita më e lumtur e jetës tënde por mos i bëj gjërat vetëm sipas planeve të tua. Dëgjoje njëherë se çfarë dëshiron edhe dhëndri.

Ai vjen nga një familje që e do muzikën dhe festat. Ne të gjithë shpresojmë të gëzojmë në festën e jetës së tij. Di të kërcesh Tangon? Duhet ta mësosh se ne e kemi traditë… Në gjithë këtë, ti fitove pasi më zhvendose zyrtarisht nga të qënurit gruaja më e rëndësishme në jetën e djalit tim.

Mos më beso po deshe, po kanë kaluar vite që jam munduar të rris një djalë me kulturë, me vizion, me ide. Nuk do të të shpall luftë, unë e di vendin tim dhe do bëj çmos për të të respektuar. Duaje burrin tënd, më shumë se kushdo. Por edhe familjen mos e harro.
Djali im do të të trajtojë si princeshë, se mbretëreshë jam vetë. Po e mbyll letrën se besoj që mësove shumë gjëra. Të pres në altar me dashuri… Vjehrra jote ose më mirë shoqja se nuk dua të dukem si e moshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera