Lajme

Leposaviq: Policia i gjen serbit mbi 9 mijë bimë narkotike dhe 4 kilogram marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 24 May 2022

Mesditën e së hënës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe asgjësuar 9 mijë e 84 copë bimë narkotinë në fshatin Izvor të Leposaviçit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit kanë konfiskuar edhe 4 kilogram marihuanë dhe një pushkë gjuetie, të cilat ishin gjetur në objektin që ishte pronësi e një shtetasi serb.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

“Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 4 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një pushkë gjuetie. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera