Lajme

Leonardo DiCaprio ngre sërish zërin për Vjosën: Publikon linkun në faqen e tij në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 12 March 2021

Aktori me famë botërore, Leonardo Dicaprio ka vazhduar të publikojë fotografi e thirrje për lumin Vjosa në Shqipëri duke kërkuar që të mbrohet ky lum siç e quan ai “zemra blu e Evropës”.

Aktori i njohur i Holliwoodit ka ngritur sërish zërin për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i heceve.

Ai tani në profilin e tij në Instagram në pjesën “bio” të biografisë ka vendosur linkun e “Vjosa Forever” faqja për mbrotjen e lumit të Shqipërisë dhe krijimin e “Parkut Nacional Vjosa që do të ishte i pari park i një lumi të egër në Europë.

-Advertisement-

Ndërsa të enjten ai po ashtu në llogarinë e tij në Instagram publikoi fotografi të lumit, duke i bashkangjitur këtë shkrim, shkruan Gazeta inFokus.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalPark, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë”, shkruan DiCaprio./Gazeta inFokus/  

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera