Lëngu perfekt për energji dhe rritjen e imunitetit
Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 02 July 2021
Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.
Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre. Lëngu ka një shije të freskët dhe ka përmbajtje të lartë fibre.
Koha e përgatitjes
10 minuta
Për katër persona
Përbërësit
1 panxhar i qëruar
500 gramë karrota të qëruara
700 gramë portokalle të qëruara
Përgatitja
Prini panxharin, karrotat dhe portokallet në copa të mëdha. Kur të pastroni dhe të prisni panxharin ju këshillojmë të përdorni dorashka kuzhine, që të evitoni njollat që lë lëngu i tij. Të gjitha copëzat hidhini në shtrydhëse dhe për 2-3 minuta do të keni gati një lëng shumë të shëndetshëm dhe të shijshëm.
Vlerat e këtij lëngu
Përveç rritjes së imunitetit, lëngu i panxharit, karrotës dhe portokallit ndihmon dhe në pastrimin e mëlçisë nga toksinat. Panxhari është i njohur për aftësitë e tij për uljen e tensionit të lartë si dhe për parandalimin e ngërçit muskulor. Ai është një burim për kalium, magnez, hekur, vitamina të ndryshme A, B6, C, antioksidantë dhe fibra. Portokallet nga ana tjetër, janë të pasura me antioksidant dhe vitaminë C. Sigurisht përmes konsumimit të tyre përfitojmë dhe kalcium, bakër, dhe vitaminën B.
Të fundit, por jo nga rëndësia, karotat ulin rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Ato kanë nivele të lartë të vitaminës A dhe K që ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Karrotat quhen dhe super perimet për shëndetin e syve. Ky lëng jo vetëm është plot surpriza në shije, por vjen dhe si një paketë për sistemin imunitar. Mund të konsumohet nga të rriturit dhe fëmijët gjatë vaktit të mëngjesit. Një tjetër lëng shumë i shëndetshëm është ai me panxhar, mollë dhe karrota. Gjeni më poshtë recetën e sugjeruar nga AgroWeb.org
Panxhar, Mollë Karrotë
1 panxhar i madh i qëruar
2 karrota të mëdha
1 mollë jeshile
Priteni panxharin dhe më pas hidheni në shtrydhësen e frutave së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Hidheni lëngun në gotë dhe shijojeni plotësisht duke përfituar një dozë ideale ushqyesish për shëndetin tuaj. Ky lëng ofron shumë energji, lufton lodhjen dhe e ndihmon organizmin të furnizohet denjësisht me oksigjen. Molla është një tjetër frut që përshtatet mirë me panxharin. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin.
Të tjera
-
Krasniqi flet për vijat e kuqe ndaj Vetëvendosjes: 100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vijat e kuqe që mund t’i ketë ...
-
Parashikimi i motit: Vranësira e intervale me diell, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pri...
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...