Lajme

Lëndohet në vendin e punës një person në Deçan, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 24 October 2022

Një burrë në Deçan mëngjesin e të dielës në kohën kur ishte duke punuar është lënduar duke përfunduar kështu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ka dalë inspektorati dhe se janë duke e hetuar rastin.

‘’Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrës në vendin e punës. Lidhur me rastin viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalur edhe inspektori i punës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera