Sport

Lëndohet Casemiro, mbetet jashtë fushave për disa javë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 03 November 2023

Braziliani Casemiro do të mungojë për disa javë për shkak të një dëmtimi të cilin e pësoi gjatë humbjes në Carabao Cup ndaj Newcastle United të mërkurën.

Mesfushori u zëvendësua në pjesën e parë për shkak të problemit dhe vlerësimi i mëpasshëm ka zbuluar një tendosje që do ta mbajë jashtë për disa javë, ka njoftuar Manchester United, transmeton KlanKosova.tv.

31-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2022, i cili erdhi nga Real Madridi për 70 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera