Lajme

Lekaj: Qeveri hajgare, po tregon si të lahen e vishen qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 08 December 2022

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë për masat lidhur me krizën energjetike.

Ai në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë temë ka thënë se Qeveria ka eksperimentuar me masat emergjente.

Ka fajësuar se nuk ka bashkëpunim me opozitën.

-Advertisement-

“Në emër të Grupit Parlamentar nuk di si ta komentoj këtë tentim vendim të qeverisë. Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti nga mosdija për udhëheqje është eksperimentuar në baza emergjente. E nderuar qeveri, lidhur me këtë temë keni mospërputhje të njohjes së konceptit emergjent sepse është e 6-ta herë që e shpallni këtë gjendje. Tregojuni qytetarëve që nuk bashkëpunoni me opozitën”.

Lekaj ka shtuar se Qeveria nuk e ka marrë seriozisht gjendjen me energjinë.

“Tregojuni që jeni qeveri e hajgareve. Tregojuni si të flenë si lahen, si të vishen e si t’i izolojnë shtëpitë. Për fat te keq për Kosovën kjo qeveri nuk ka lidhur kontratat jashtë shtetit për furnizim me energji. Përballë të gjitha këtyre problemeve vendimi më i mirë është që ta quajmë ministri apo Qeveri emergjente”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera