Lekaj: PAN e bën Qeverinë me minoritarët dhe 2 deputetë tjerë
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 07 July 2017
Partitë politike ende nuk janë ulur të bisedojnë për krijimin e institucioneve të reja. Por, bisedat me deputetë të caktuar për t’i bindur që të votojnë kandidatët potencialë për kryeministër, nuk mungojnë. Sidomos në koalicionin PDK-AAK-Nisma, në vazhdimësi deklarohen se kanë edhe deputetë nga partitë e tjera që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Nga analistët kjo po shihet si joserioze.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 39 deputetë nuk mund ta bëjë qeverinë, qoftë edhe me votat e të gjithë deputetëve të pakicave. Në këtë mënyrë, derisa nuk ka ndonjë bisedë zyrtare me partitë e tjera, bisedat me deputetë individualisht vazhdojnë. Këtë e konfirmojnë edhe vetë zyrtarët e këtij koalicioni, të cilët në vazhdimësi thonë se i kanë numrat për krijimin e qeverisë.
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, shprehet i sigurt se edhe deputetë nga partitë e tjera do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër.
“Me siguri që nga partitë e tjera, sepse ne i kemi 39 deputetë, duhen edhe dy deputetë nga subjektet e tjera, plus minoritarët”, ka thënë Lekaj për Radio Kosovën.
Kjo sjellje e partive politike nga analisti Imer Mushkolaj po shihet si joserioze.
“Zyrtarët e këtyre partive politike bisedojnë fshehurazi me deputetë të caktuar veç e veç në mënyrë që ata t’i bindin që t’u bashkohen për t’i bërë votat për krijimin e qeverisë. Kjo mënyrë nuk është aspak institucionaliste, është mënyrë e funksionimit në kafene e jo në institucione”, thotë Mushkolaj.
Avdullah Hoti, nga LDK-ja, thotë se koalicioni LDK-AKR përfshihet në biseda për koalicion, vetëm pasi ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për krijimin e qeverisë, koalicioni PDK-AAK-Nisma.
“Në atë moment që konsumohet kjo e drejtë, ne menjëherë do të angazhohemi me të gjitha partitë politike pa përjashtim, përveç PDK-së”, ka thënë Hoti.
Analisti Mushkolaj thotë se bisedat për krijimin e Qeverisë do duhej të zhvilloheshin para certifikimit të rezultateve, në mënyrë që mos të ketë vonesa në krijimin e institucioneve.
“Kjo fatkeqësisht nuk po ndodh dhe unë e kam përshtypjen se këto parti politike nuk po funksionojnë ndryshe veçse si kaçakë, me këta njerëz që edhe mund të sigurojnë vota për krijimin e Qeverisë, por fundja, kjo nuk është zgjidhje e duhur dhe nuk është mënyrë e duhur e funksionimit”, tha Mushkolaj.
Nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, presidenti ka afat prej 30 ditësh ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ndonëse asnjë nuk i ka të sigurta 61 vota në Kuvend, zyrtarët e partive kanë bërë thirrje që presidenti mos të vonohet në thirrjen e kësaj seance.
Të tjera
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...
-
Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual...
-
Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lushtaku, Lladrovci e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së
Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familje...
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...