Sport

Leipzigu e befason Tottenhamin midis Londrës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 19 February 2020

Tottenhami ka pësuar disfatë në shtëpi nga Leipzigu me rezultat minimal 1-0, në duelin e parë të tyre në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër, skuadra gjermane ka marrë një rezultat shumë pozitiv.

Të besuarit e Jose Mourinhos nuk ishin në natën e tyre dhe në fund u deshtë të pajtoheshin me rezultat zhgënjyes.

-Advertisement-

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner.

Gjermani realizoi nga pika e bardhë në minutën e 58’ të takimit për ti dhuruar një avantazh shumë të mirë skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri jave në Gjermani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera