Sport

Legjenda franceze: Mbappe është ylli i vërtetë i PSG, jo Neymar!

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 23 April 2019

Kylian Mbappe është ylli i vërtetë i PSG, thotë Jean-Pierre Papin, një nga legjendat e futbollit francez, ndërsa Neymar vepron në hijen e 20-vjeçarit. Kampionët e Ligue 1 i forcuan radhët e tyre me dy superstarë ofensivë gjatë verës së vitit 2017. Neymar mbërriti nga Barcelona për shumën rekord botëror të 222 milionë eurove.

Ai është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Gjatë kohës në Francë, ndërkombëtari brazilian ka shënuar 48 gola në 54 ndeshje, por Mbappe ka qenë zbulimi. Ai u bë fitues i Kupës së Botës që 19 vjeç, para se të realizonte 30 gola në Ligue 1, deri më tani, këtë sezon.

Papin e konsideron Mbappe yllin e madh në “Parc des Princes”. Duke folur për “Le Parisien”, ish-sulmuesi i njohur nënvizoi: “Kylian ka luajtur pa asnjë ndalesë, për shkak të lëndimeve të të tjerëve. Arma e vërtetë e PSG nuk është Neymar, por Mbappe. Ne mund ta kishim parashikuar këtë. Edhe nëse Neymar është galaktik, për mua ylli i vërtetë i PSG është Mbappe. Në dy vite këtu, Neymar ka regjistruar disa statistika të pabesueshme, por Mbappe është në majë gjatë gjithë kohës.

-Advertisement-

30 gola në një sezon te PSG janë shumë, veçanërisht për një djalosh 20-vjeçar. Dallimi me mua është se e kam arritur këtë shifër vetëm një herë në karrierë, ndërsa Mbappe do ta bëjë disa herë. Nëse fiton Kupën e Botës vetëm 19 vjeç, shënon gola në Ligën e Kampionëve dhe grumbullon 30 gola në Ligue 1, je një yll i vërtetë. Kylian është në gjendje të shënojë gjatë gjithë kohës. Nuk kam asgjë për të thënë për cilësinë e tij, është i jashtëzakonshëm”.

Mbappe tani konsiderohet të jetë lojtari kryesor për PSG dhe Francën. Papin e llogarit 20-vjeçarin përpara Griezmann. I pyetur se kush është më i miri, ish-goleadori francez u përgjigj: “Kylian, natyrisht, por ne mund të krenohemi edhe me Griezmann e Karim Benzema. Diferenca që bën Kylian është mosha e tij. Ai ka ardhur në momentin e duhur, është kampion i botës dhe luan me PSG për titull në Francë. Hapi i ardhshëm i tij është Liga e Kampionëve dhe “Topi i Artë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera