Sport

Legjenda e Liverpoolit: Dua ta shoh Liverpoolin duke luftuar deri në ditën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 21 January 2021

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka deklaruar se dëshiron ta shoh Liverpoolin në garë për titull deri në fund të sezonit, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ aktualisht mbajnë vendin e katër në tabelë me 34 pikë, 6 sosh larg pozitës se parë, që për momentin e mban rivali i tyre më i madh, Manchetser United.

“Ne nuk duam që asnjë klub të jetë 20 ose 30 pikë përpara nesh dhe unë dua që Liverpool ta fitojë ligën, sigurisht, mirëpo unë dua t’i shoh ata në garë të ngushtë, duke luftuar deri në ditën e fundit”, ka thënë Carragher.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës Liverpooli e luan sonte ndaj Burnleyt në Premierligë në ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera