Lajme

LDK tërhiqet nga kërkesa për shkurtim të fushatës zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 September 2021

Lumir Abdixhiku ditë më parë u ishte drejtuar krerëve të partive parlamentare me një video-mesazh, duke kërkuar shkurtimin e fushatës për zgjedhjet lokale.

Të gjitha partitë opozitare kanë pranuar që koha e fushatës prej një muaji të shkurtohet.

Por a mund të ndodhë diçka e tillë?

-Advertisement-

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi për Gazetën Infokus ka thënë se shkurtimi i fushatës është i pamundur.

Sipas tij fushata 30 ditore është e përcaktuar me ligj dhe ky ligj nuk mund të ndryshohet.

“Me gjithë interesimin e LDK-së si subjekt politik kemi ardhur në përfundim se si KQZ nuk mund ta marrim një vendim të tillë për shkak se ligji e përcakton fushatën 30 diteshe dhe ne nuk mundemi me një vendim të organit tonë më e ndryshu një diçka që e ka përcaktuar ligji. Prandaj fushata mbetet e tillë, në kuptimin e kohëzgjatjes sepse nuk do të propozojmë diçka në KQZ që nuk kalon, nuk mundemi me propozu që KQZ-ja me ndërru ligjet sepse s’mundemi”, ka thënë Dushi për Infokus.

Ai ndër të tjera ka bërë të ditur se si fushata duhet të koncentrohet në pesë ditët e fundit.

“Fushata në kuptimin e kohëzgjatjes do të mbetet e tillë por edhe si KQZ dhe si subjekt politike, veçanërisht është kërkuar gjithë strukturave dhe kandidatëve që të respektohen masat dhe fushatën me e koncentru sidomos në pjesën e fundit në pesë ditët e fundit para zgjedhjeve”, ka thënë Anëtari i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme pas takimit me partitë politike ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera