Lajme

LDK në Obiliq e cakton pasuesin e Xhafer Gashit

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 09 October 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës në Obiliq ka autorizuar Ibush Mjekiqin për të udhëhequr degën e kësaj partie deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Degës, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit brenda partisë, me theks të veçantë dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm, Xhafer Gashi.

Sipas njoftimit të degës së LDK-së në Obiliq, pas diskutimeve, kryesia është pajtuar që aktivitetet dhe funksionimi i degës të vazhdojnë nën udhëheqjen e nënkryetarit të parë, Ibush Mjekiqi.

-Advertisement-

Ai do ta ushtrojë këtë përgjegjësi deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë.

Në njoftim thuhet se Kryesia e Degës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve politike dhe organizative, duke synuar ruajtjen e unitetit dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët e Obiliqit.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy