Lajme

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 31 August 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër, pas marrëveshjes që arriti kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President të vendit.

Abdixhiku nesër do ta mbajë fillimisht një mbledhje me Kryesinë e partisë, e më pas me Grupin Parlamentar.

Kreu i LDK-së tha sot se me LVV-në bënë një “punë të mirë dhe të mbarë” për vendin, duke u dakorduar që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President.

-Advertisement-

Abdixhiku kërkoi që tani “pa vonesa” të konstituuohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria e re dhe të zgjidhet Bekim Sejdiu President.

“Andaj, pa vonesa, le të konstituojmë Kuvendin e Kosovës, le të zgjidhet qeveria e Kosovës dhe le të zgjedhim presidentin e ardhshëm të republikës së Kosovës, Prof. Dr. Bekim Sejdiun”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me Kurtin, ku ishte i pranishëm edhe Sejdiu.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy