Fokus

LDK kundër Përparim Ramës për këtë vendim në komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 07 December 2023

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, para dy ditësh ka bërë një propozim për faljen e tatimit në pronë në komunën e Prishtinës nga viti 2022 deri në vitin 2023.

Ai ka propozuar  që borxhet e këtyre viteve prej 0 – 100 euro të falen dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e asamblistëve të Kuvendit Komunal, shkruan Gazeta Infokus.

E për këtë sot nga ora 15:00 ka filluar të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Burime të Gazetës Infokus kanë bërë të ditur se ky propozim i Përparim Ramës është kundërshtuar nga vetë partia e tij dhe se asamblistët e LDK-së do të kundërshtojnë sot në këtë seancë.

Po ashtu këto burime kanë deklaruar se pritet të ketë edhe përplasje në mes të Ramës dhe asamblistëve të LDK-së për shkak të pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me këtë propozim të të parit të Prishtinës.

Gazeta Infokus në vazhdim do të iu sjell informacionet nga vendi i ngjarjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera