Lajme

LDK kritikon programin e Qeverisë Kurti: Nuk ka strategji

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 16 May 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Në një konferencë për media, nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi, ka deklaruar se  programi për Politikën e Jashtme, është i natyrës dëshirore dhe ka mungesë strategjie.

“Përfaqësimi dhe mbrojtja e intersave të Kosovës dhe qytetarëve duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, por mënyra sesi është paraqitë program për politikë të jashtme dhe diasporës është i natyrës dëshirore, pa fokus dhe pa masa konkrete që do të çonin në subjektivitetin e Republikës së Kosovës”, tha Mjekiqi.

-Advertisement-

Ajo shtoi se programi “s’ka strategji e afate për realizimin e tyre, programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol e as në Unesco”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera