LDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 24 February 2023
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar në Zyrat e Prokurorisë Speciale, kallëzimin penal ndaj ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në fjalën e tij për media, Selmanaj ka thënë se situata të tilla si ajo e Berishajt nuk tolerohen.
“Bashkë me kolegun tim Besian Mustafa dorëzuam në Prokurorinë Speciale të Prokurorisë së Kosovës një denoncim apo të themi kallëzimin penal rreth dëshmisë jo të saktë dhe jo të vërtetë që zotëri Martin Berishaj, ambasadori Martin Berishaj e ka bërë para këtij Komisioni me datë 17 nëntor kur është intervistuar në Komisionin Hetimor. Prandaj, me qëllim që të mbrojmë dinjitetin e Kuvendit të Kosovës, të mbrojmë dinjitetin e kësaj Republike ne nuk mund të tolerojmë situata kur vjen një ambasador dhe vjen një dëshmitar dhe gënjen para Komisionit, nuk i tha të vërtetat përkundër që është i informuar paraprakisht për pasojat ligjore dhe penale që mund t’i ketë”, ka thënë Selmanaj.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten, Selmanaj ka thënë se kallëzimin ndaj tij do ta bëjë në cilësinë e kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, pasi siç është shprehur ai, Berishaj ka gënjyer gjatë raportimit në komision.
“Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajn, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedoj kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë”, ka thënë Selmanaj, të enjten.
Ndonëse shkarkimi i tij u kërkua, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kishte deklaruar se shkarkimi i Berishajt nuk mund të bëhet pa ndonjë arsye faktike.
“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”, kishte deklaruar Gërvalla.
Ndryshe, më 22 prill, Presidenca e Kosovës kishte kërkuar raport me shkrim nga ambasadori Berishaj, për pretendimet mediale të përfshirjes së tij në një skandal të madh financiar si sekser për Robert Golob, politikanin slloven.
Ky skandal ishte raportuar nga “Planet TV” të Sllovenisë, ku sipas këtij mediumi, kompania private konsulente në Mal të Zi, “MB Consulting”, e Berishajt, po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të transferimeve të parave nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven (GEN-I).
“MB Consulting” kishte tërhequr para të gatshme rreth 600 mijë euro, të cilat, më pas i kishte bartur te politikani slloven.
Ndërkohë, Berishaj i kishte mohuar këto raportime, njëkohësisht kishte paralajmëruar padi për mediumin në fjalë.
Ndërsa, në konferencën për media, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kishte dalë në mbrojtje Berishajt, duke thënë “ne i besojmë fjalëve të tij deri sa të ketë diçka konkrete nga institucionet e drejtësisë” mirëpo, Zyra e Presidencës kishte konfirmuar se ka ftuar ambasadorin Berishaj në Kosovë për ta sqaruar situatën.
Të tjera
-
Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet
Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit...
-
Kurti për përgjimin ku është implikuar Kusari: Qytetarët e kanë të qartë pse Radojiçiq iku e dikur ishte në kryeministri
Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publ...
-
Sụlmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës, përplasen deputetet e pozitës dhe opozitës
Mes akuzave e përplasjeve mes deputetëve të pozitës, opozitës dhe anëtarëve t...
-
Sanduloviq thotë se iu ndalua dalja nga Serbia: Po nisesha për trajtim të pasojave që më la rrahja nga BIA, Radoiçiq e Veselinoviq
Po vazhdon terrori i strukturave shtetërore serbe ndaj Nikolla Sanduloviqit, ...
-
“Mbylle gojën”, “këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë” – përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi
Përplasje verbale ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Endustr...
-
Nga dezinformimi, sulmet kibernetike te ryshfeti, frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet europiane
Dezinformimi është bërë një taktikë e njohur gjerësisht për të minuar procese...
-
Emrimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta
Pas propozimit të presidentit amerikan, Biden, për emërimin e një emisari për...
-
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës
Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur dje ceremonia për vendosjen e emrit të Re...
-
Kryeministrja e Italisë të mërkurën në Shqipëri, zbardhet agjenda
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e...
-
Nuhi Bytyçi: UÇK-ja nuk kishte hierarki strikte, ushtarët e Ramush Haradinajt nuk më lanë t’i filmoj
Gazetari Nuhi Bytyçi po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të K...
-
Haradinaj: Ecja përpara e shtetit do të realizohet nga njerëzit që bashkuan pushkët në luftën çlirimtare bashkë me Amerikën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në mbyllje të ...
-
Kryetarët e Komunave takohen nesër me Presidenten Osmani
Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociaci...