LDK i numëron një nga një premtimet e pa realizuara të Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 08 February 2023
Qeveria e Albin Kurtit, e cila erdhi në pushtet si qeveri e ndryshimit po del të ketë jo pak “premtime të thyera”, të paktën deri më tani.
Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur monitorimin e premtimeve për realizimin e të cilave Qeveria Kurti mori votën e qytetarëve.
Duke filluar nga premtimi i madh për 4 mijë banesa për çiftet e reja e deri te ndërtimi i çerdheve, në disa prej tyre madje nuk është bërë asnjë hap tutje nga ana e Qeverisë.
Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, – nuk u ndërtua asnjë
Kryeministri Kurti premtoi se vetëm gjatë mandatit të parë do t’i ndërtojnë 4,000 banesa që do të ofrohen me çmime të përballueshme për të gjithë ata që kanë nevojë.
Ndonëse po bëhen gati dy vjet nga mandati i Kurti, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
“Për të moshuarit që presin ndihmën tonë do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbime të përkujdesjes për ta. Kurse nëpërmjet programit “120×120” dhe “150×150” sidomos për çiftet e reja do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove në muaj, për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120 muaj, përkatësisht 150 muaj,” pati thënë Kurti gjatë prezantimit të programit qeveritar 2021-2025.
Lidhja Demokratike e Kosovës e cilëson këtë premtim të Kurtit si një ndër mashtrimet e mëdha të Qeverisë së tij.
160 çerdhe të reja të premtuara, asnjë e ndërtuar, thotë LDK.
Një nga premtimet e mëdha në sektorin e arsimit të kryeministrit Kurti, i përshirë në programin e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën ne fundit elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishte ndërtimi i 160 çerdheve të reja.
Realiteti sipas LDK-së: Asnjë e ndërtuar.
Për LDK-në premtimi për ndërtimin e 160 çerdheve të reja është premtim i thyer dhe zhgënjim për familjet kosovare.
160 çerdhe të reja të premtuara, asnjë e ndërtuar, thotë LDK
Një nga premtimet e mëdha në sektorin e arsimit të kryeministrit Kurti, i përfhshirë në programin e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën ne fundit elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishte ndërtimi i 160 çerdheve të reja.
Realiteti sipas LDK-së: Asnjë e ndërtuar.
Për LDK-në premtimi për ndërtimin e 160 çerdheve të reja është premtim i thyer dhe zhgënjim për familjet kosovare.
Ndonëse Qeveria është larg përmbushjes së premtimit për 160 çerdhe brenda mandatit, disa prej tyre kanë nisur së ndërtuari.
Bëhet fjalë për 3 çerdhe që tashmë janë nisur, derisa 157 të tjera kanë mbetur për pjesën tjetër të mandatit.
Gjatë vendosjes së gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë, vitin e kaluar, Kurti iu kthye premtimit të tij, duke u mburrur se po i realizojnë zotimet.
LDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë publikojë premtimet e parealizuara të Qeverisë Kurti, në kohën kur ajo po hynë në vitin e tretë të qeverisjes.
Edhe vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së djeshme ka thënë se Qeveria do të festojë dy vjetorin qeverisës në kohën kur të rinjtë po ikin nga vendi, e vendi po përballet me krizën.
“Dy vjet pushtet kemi kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna. Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme e përplasjen e panevojshme me aleatët jashtë. Kuptuan paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova meriton. Kosova mundet me mirë. Vendi ynë meriton më mirë dhe Kosova do të bëhet më mirë”, tha Abdixhiku gjatë ditës së djeshme përmes një videomesazhi.
Në mars të këtij viti bëhen dy vjet që kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje.
Qeveria Kurti u votua me 67 vota për dhe 30 kundër, më 22 mars të vitit 2021.

Të tjera
-
Irani kërkon t’i japë fund luftës dhe të nisë bisedime me SHBA-në dhe Izraelin, sipas WSJ
Duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar, Wall Street Journal po raporton s...
-
Muharremi: Në prill kemi importuar më shumë energji sesa kemi prodhuar – rënia e prodhimit vendor po na kushton dhjetëra milionë euro
Analisti i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka ngritur shqetësimin për...
-
Gjermani: Dyshohet se babai hodhi nga dritarja fëmijën e tij dyvjeçar
Një burrë 31 vjeçar në Gjermani po dyshohet se ka hedhur qëllimisht fëmijën e...
-
Dorëzohet ankesë zyrtare në ZRRE, kërkohet hetim ndaj EFT dhe NOA Energy si dhe pezullimi i menjëhershëm i licencës
Inxhiniere Janina Ymeri ka dorëzuar një ankesë zyrtare në Zyrën e Rregullator...
-
Organizata Trump hyn në tregun e telefonisë me pajisjen Trump Mobile prej 499 dollarësh
Organizata Trump ka hyrë në tregun e telefonisë mobile, duke prezantuar të hë...
-
Rritet konsumi i energjisë elektrike, dyfishohet importi, bie prodhimi
Gjatë muajit prill të këtij viti, konsumi i energjisë elektrike në Kosovë ka ...
-
Konflikti Izrael-Iran, deri tash 200 iranianë të vr*arë dhe 24 izraelitë – përmbledhje e zhvillimeve më të fundit
Përderisa tensionet mes Iranit dhe Izraelit po vazhdojnë, në vazhdim gjeni nj...
-
Djali i Hashim Thaçit me fjalë të mëdha për Memli Krasniqin në prag të rizgjedhjes në krye të PDK’së
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratik...
-
OVL-UÇK në Pejë shpall një nismë për pastrimin e listave të veteranëve “për ta ruajtur dinjitetin”
Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ...
-
Kërkohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një per...
-
Samiti i SEECP-së në Tiranë: Begaj pret liderët e Evropës Juglindore, Kosovën e përfaqëson Osmani
Nën drejtimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tiranë po mbahet ...
-
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të ...