Lajme

LDK e quan manipulues ministrin Ismaili

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 11 February 2019

Grupi i Parlamentar i LDK-së në një konferencë për medie ka folur për parregullësit në sistemin shëndetësor.

Doktor Haxhi Avdyli nga LDK ka thënë se ligjet më të rëndësishme ende nuk janë në agjendë legjislative të MSH-së

“Në agjendën legjislative për vitin 2019 do të vije vetëm ligji për shëndetësi dhe jo ligji për sigurime shëndetësore. Kjo tregon se kjo Ministri është jo serioze. Vet ardhja e ligjit për shëndetësi e jo për sigurime shëndetësore tregon më së miri se si ligjet më të rëndësishme nuk vijnë në fillim” ka thënë Avdyli

-Advertisement-

Ministri i Shëndetësisë sipas tij po manipulon me projekte që janë kryer gjatë vitit të kaluar por nuk e thotë që janë nisur shumë më herët.

“Po ashtu nuk tregon se si ndodhi që projekti i madh i Qendrës Emergjente nuk filloi gjatë vitit 2018 me asnjë investim të vetëm, ndërsa këtë vit është thënë se do të ketë disa investime tjera”, ka thënë më tutje  ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera