Lautaro: Me Liverpoolin sfidë jetike për në, ja çfarë i them Klopp-it

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 15 February 2022
Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Liverpoolit, dueli i parë i së cilës zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Ai ka thënë se ndihet i gatshëm për të bërë më të mirën në këtë ndeshje pasi është rritur shumë si lojtarë, si dhe e ka cilësuar përballjen me Liverpoolin si një sfidë jetike dhe më e rëndësishmja për të në fanellën e Interit.
“Jam rritur shumë, kam vite që luaj në këtë kompeticion dhe do të jetë një lojë e bukur për të luajtur. Më në fund kaluam raundin, për ne ishte shumë e rëndësishme kjo. Shpresoj të ndihmoj ekipin dhe të ecim përpara, është ëndrra jonë. Interi dëshiron gjithmonë të jetë protagonist, të mbajë topin dhe të sulmojë me shumë lojtarë.”, tha fillimisht sulmuesi argjentinas.
“Do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme sepse do të jetë një e tetë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm. Kështu që sigurisht që do të jetë një nga ndeshjet e mia më të rëndësishme me fanellën e Interit.”, vijoi ai.
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e cilësoi Lautaron si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe numri 10 i Interit e falënderoi përzemërisht trajnerin gjerman.
“Fjalë që të bëjnë të lumtur dhe unë i them faleminderit. Klopp është një trajner i madh. Ai sigurisht që do të përgatitet mirë për këtë ndeshje. Ne duhet të jemi të mirë, ta lëndojmë atë dhe të ecim përpara.”, tha Martinez.

Të tjera
-
Izraeli thotë se i ka goditur Rojat Revolucionare dhe qendra të tjera në Teheran
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se aeroplanët luftarakë të Forcës Ajro...
-
Rrëzohen pretendimet e Thaçit se rasti kundër administrimit të drejtësisë duhej iniciuar nga trupi gjykues në rastin për krime lufte
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë rrëzuar mocionin e mbr...
-
A do ta duronte gazin lotsjellës si Kryeparlamentare, çfarë thotë kandidatja Haxhiu
Albulena Haxhiu, është paraqitur në seancë gjyqësorë për gazin lotsjellës në ...
-
Bajrami: Qeveria e unitetit mund të shtyhet, por prapëseprapë do të vijmë në një pikë kur duhet të ulemi të gjithë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se “dihet ...
-
Putini takohet me ministrin e Jashtëm iranian
Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me ministrin e Jashtëm iranian, A...
-
Sot varroset vogëlushi që humbi jetën pasi u godit me veturë nga kushëriri i tij në Ferizaj
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në fshatin Dardani të komunës së Fe...
-
A po e largon PDK-ja Ramiz Lladrovcin? Petrit Hajdari shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit
Në një lëvizje që po interpretohet si "sinjal" për ndryshime brenda Partisë D...
-
Bajrami denoncon tenderin 137 milionë eurosh të KEK-ut: Është shpallur pa studim fizibiliteti
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur...
-
FDK: Pa mbikëqyrje dhe transparencë, 12 persona marrin mbi 500 mijë euro nga komuna e Prishtinës për adoptim të qenve
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve pretendon se ka zbuluar një sistem shqet...
-
Policia u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, u bën apel për kujdes në trafik
Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim mirëseardhjeje për bashkatdhetarët...
-
Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat
Inxhinierja dhe ekspertja e ekonomisë nga LDK, Janina Ymeri, ka ngritur alarm...
-
Sveçla: Arsenijeviq do të arrestohet posa të futet në territorin e Kosovës
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se politikanit se...