Lajme

Lauka: Raportet Kosovë – Shqipëri janë në nivelin më të ulët, fajet i ka Rama

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 05 July 2023

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në nivelin më të ulët.

Ai tha se nëse ka përgjegjës për situatën se ku ndodhen raportet mes dy vendeve, sipas tij, ai është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“E kujtojmë që para 2-3 javësh ishte ky kryeministër që tha se nuk ka kushte për të zhvilluar mbledhjen e dy qeverive, për të nënshkruar 13 marrëveshje sepse po vjen një rast dhe kthim i Kosovës dhe ulërinte, qirrej e alarmohej sepse ai aktron. Ndërsa, nga ajo çfarë ka ndodhur, është përmirësuar situata apo është përkeqësuar. Ajo kthesa ka ardhur dhe sanksionet Kosovës i janë vu”.

-Advertisement-

“Unë pyes se si ka fytyrë dhe thotë se “unë po shkojë në Kosovë tani”. Por, për çfarë? Situata është përkeqësuar, do të thotë se s’ka moment për vizitë në Kosovë, ashtu siç tha para 2-3 javësh. Apo tash ka tjera interesa Rama, pyes unë”, tha Lauka në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Lauka tha se pavarësisht se Rama e Kurti thonë se janë miq, sipas tij, ata janë njerëz që janë të kundër në konceptim, teksa pyeti se çfarë misioni ka përmbushur “Ballkani i Hapur”.

“Rama thotë se Ballkani i Hapur, por cilin mision e plotësoi? Për ta paraqitur Kosovën si delen e zezë, për ta paraqitur si njëri që s’merret vesh, për ta paraqitur Shqipërinë dhe veten e tij si partnerë të denjë me të cilët mund të merret vesh Vuçiqi, por jo shqiptarët e Kosovës sepse “ata janë rebelë”, e në qoftë se e ka pasur këtë qëllim, atëherë po e ka arritur”, tha ai.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar një vizitë nesër në Kosovë, por për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi mund të ndodhë vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera