Lajme

Latifi takon drejtorët e Shëndetësisë të komunave të Kosovës, ja çka u diskutua

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 17 March 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim, Latifi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me nivelit qendror edhe atij lokal.

Gjithashtu, ai tha se në MSH po punohet shumë në shtatë shtyllat, të cilat sipas tij, kanë të bëjnë me transformimin e sektorit të shëndetësisë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
shëndetësore.

-Advertisement-

“Duke përmendur rëndësinë e ligjeve të cilat janë në procedura të hartimit dhe shqyrtimit, ministri Latifi tha se në këtë aspekt është duke u punuar fuqishëm që të përmbushet agjenda legjislative dhe të bëhet edhe Ligji për transplantim të organeve”, thuhet në njoftimin me Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, Latifi tha se funksionimi i Telemjekësisë është e nevojshme të shtrihet në të gjitha qendrat rajonale shëndetësore të vendit.

Në këtë takim u diskutua edhe për procesin e vaksinimit, ku ministri tha se angazhimi i komunave në këtë aspekt, do të ketë efekt më të madh në përmirësimin e këtij procesi.

“Ndërkaq, drejtorët e Drejtorive komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u zotuan për bashkëpunim me nivelin qendror, duke përmendur gjithashtu edhe sfidat edhe problemet me të cilat ata po ballafaqohen, përfshirë edhe resurset humane të kufizuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera