Latifi: Ndoshta është kfjellë Kurti, duhet lënë fjalët e forta

Autori: Gazeta inFokus
23:10 | 07 September 2023
Analisti Blerim Latifi teksa po komenton takimin që pritet të mbahet me 14 shtator mes kryeministri Kurti e presidentit serb Vuçiq, tha se kryeministri ynë duhet të tregohet më fleksibil dhe “është mirë mi lënë fjalët e forta”.
Sipas analistit Blerim Latifi, nëse vazhdohet me këtë “rezistencë”, duke iu referuar vendimeve të Kurtit, vendi mund të ndëshkohet me pezullim të liberalizimit të vizave.
“Nëse vazhdojmë me këtë rezistencë kokë fortë, mi tregu botës që nuk lëshojmë pe, mundemi me shku me ndëshkimin tjetër që është pezullimi i liberalizimit të vizave”, tha Latifi në Pressing.
Sipas tij, vetëm prapa po shkon shteti ynë, dhe për të shkuar përpara ai thotë se kryeministri duhet të jëtë fleksibil.
“Përpara shkohet tu qenë kryeministër fleksibil….Politika është më komplekse dhe duhesh me negociu, duhesh me u tërheq najherë për me realizu një pozicion tjetër”, tha ai tutje.
“Jo vec me këmbëngul dhe pastaj me i pritë ndëshkimet”, u shpreh ai.
Prandaj, Latifi thotë që Kurti duhet lënë fjalët e forta.
“Unë shpresoj që mbase është kfjellë pak Kurti dhe përnime të tregohet fleksibil. Është mirë si kryeministër me i lënë fjalët e forta, fjalët e mëdha, e me i lënë premtimet kategorike. Ato i kënaqin do militanta, e vendit nuk i sjellin dobi”, tha Latifi.

Të tjera
-
Bileta falas në urban për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Trafiku Urban ka njoftuar që të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera...
-
“Besoj që i kemi votat”, Muharremi: Me qeverinë që po mundohet me e formu LVV-ja as në market nuk kisha shku
Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas deklarataës të kryeparlamentarit n...
-
APK: Afati për deklarimin e pasurisë vazhdon vetëm edhe sot
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) njofton se, bazuar në Ligjit p...
-
Ulqini mes planeve dhe dyshimeve të mëdha për Plazhin e Madh
Dy marrëveshjet që kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i ka nënshkru...
-
Qeveria në detyrë dënon sụlmin në Zveçan
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj zyrës së Postës ...
-
Reagon Qeveria pas sụlmit në Zveçan: Akt me elemente tẹrroriste që synon të pengojë shërbimet shtetërore
Qeveria në detyrë e Kosovës, ka dënuar ashpër sulmin ndaj zyrës së Postës së ...
-
Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca pret që formimi i Qeveris...
-
Shpëṛthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit me grana...
-
Haradinaj pas shpëṛthimit në Zveçan: Sụlmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi
Pas sulmit të mbrëmshëm me granatë ndaj pikës së Postës së Kosovës në Zveçan,...
-
Nën rrënoja e tërmetit shkatërrues, gjyshja dhe dy mbesat filmuan gjithçka
Tërmeti i fuqishëm i shkallës 7.7 që goditi Myanmarin të premten solli moment...
-
Kremlini flet për një takim të mundshëm mes Dodikut dhe Putinit
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, komentoi sot një takim të mundshëm midis...
-
Haradinaj nderon të rënët e mạsakrës së Lybeniqit: Liria u pagua me gjạkun e më të mirëve tanë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Lybeniq, duke nderu...